Hazardi nuk mund ta zëvendësoj Ronaldon

Ish-sulmuesi i Realit, Predrag Mijatoviç, ka thënë se sulmuesi, Eden Hazard, nuk do të mund ta arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos.

Mijatoviç, beson që belgut i nevojitet kohë për t’u adaptuar në “Santiago Bernabeu”.

Ish-sulmuesi i Chelseas, u transferua në Real dhe po pritet të jetë lojtari kryesor në formacionin e Zidanes.

Mijatoviç, ka thënë se është e pamundur që belgu ta këtë të njëjtin efekti si ylli  i Juventusit.

“Hazard është një lojtarë i mirë. Është një ndër lojtarët me të mirë në Evropë. Për opinionin tim, nuk duhet të presim të bëj të njëjtat gjëra si Ronaldo. Është e pamundur. Nuk ka ndonjë lojtar si Ronaldo. Presioni në Madrid është me ndryshe me dallim nga Chelsea, të nevojitet kohë për t’u mësuar”, deklaroi ai.

Tekniku francez ka shpresuar që transferimi i Hazardit do t’i ndihmoj Realit për të luftuar për titullin e La Ligës.

Mijatoviç, gjithashtu foli edhe për sezonin 2019/20 duke thënë se “Los Blancos”, do të luftojnë për të gjithë titujt.

“Është një klub me lojtarë të mëdhenj. Lojtarët e rinj që u transferuan do t’iu nevojitet kohë. Ky sezon nuk do të jetë i vështirë. Nuk është lehtë të luash në Madrid, pasi ka shumë presion. Besoj që do të luftojmë për të gjithë titujt, kjo nuk do të ndryshoj”, përfundoi ai.

RAPORTO