Hapja solemne e FINAL 8 në Suharekë, nënkryetarja e FBK-së apel MSh-së për lejimin e tifozëve
Është bërë hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës. Ka qenë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ai i cili ka bërë hapjen solemne. Muharremaj është shprehur shumë i lumtur që ky turne i rëndësishëm po mbahet në qytetin e Suharekës, që ka traditë në organizimin e ngjarjeve, ku edhe më herët ka organizuar Kupën […]
Është bërë hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës.
Ka qenë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ai i cili ka bërë hapjen solemne.
Muharremaj është shprehur shumë i lumtur që ky turne i rëndësishëm po mbahet në qytetin e Suharekës, që ka traditë në organizimin e ngjarjeve, ku edhe më herët ka organizuar Kupën e Kosovës.
Ndërkohë, nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, ka apeluar te Ministria e Shëndetësisë, që të paktën për ndeshjet tjera të lejohet një numër i kufizuar i tifozëve dhe ka falënderuar tifozët për gatishmërinë për të marrë pjesë dhe mirëkuptimin e treguar.
Kujtojmë se nga 3 deri më 7 shkurt në Suharekë do të zhvillohen ndeshjet e Final 8.