Halil Kastrati dhe Arsim Kabashi ndihmojnë portierin Arben Beqiri

03.03.2020

Humanisti Halil Kastrati, kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi dhe futbollistët e skuadrës nga Suhareka e kanë ndihmuar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili është diagnostikuar me tumor në lukth. Sipas njoftimi të Trepçës ‘89 Kastrati dhe Kabashi kanë mbledhur mjete për shërimin e Arben Beqirit. “Falënderojmë hoxhën e nderuar humanistin z. […]

Halil Kastrati dhe Arsim Kabashi ndihmojnë portierin Arben Beqiri Foto: Ilustrim

Humanisti Halil Kastrati, kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi dhe futbollistët e skuadrës nga Suhareka e kanë ndihmuar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili është diagnostikuar me tumor në lukth.

Sipas njoftimi të Trepçës ‘89 Kastrati dhe Kabashi kanë mbledhur mjete për shërimin e Arben Beqirit.

“Falënderojmë hoxhën e nderuar humanistin z. Halil Kastratin dhe presidentin e FC Ballkani, Arsim Kabashi, gjithashtu edhe lojtarët e FC Ballkani për organizimin e mbledhjeve të mjeteve të konsiderueshme për ndihmë portierit tonë Arben Beqiri, i cili siç dihet është duke u mjekuar pas një diagnostifikimi me një sëmundje ku shpresojmë se shumë shpejtë do ta përballoj.

Aksionet e këtij lloji janë të mirëseardhura dhe edhe njëherë shumë domethënëse dhe falënderuese.

Falënderim dhe respekt të gjithë atyre që ndihmuan Benin. Zoti i Bekoftë”, thuhet në njoftimin e Trepçës ‘89.