Hadergjonaj i lumtur që luan për Kosovën: Kënaqësi të grumbullohesh nga vendlindja, forca Kosovë

09.10.2019

Florent Hadergjonaj i cili luan në pozitën e mbrojtësit në kombëtaren e Kosovës, ai edhe njëherë u deklarua i lumtur që luan për Kosovën në urdhërat e Bernard Challandes. Tashmë janë bërë të ditur futbollistët që do të luajnë në dy ndeshjet e tetorit, sigurisht që nuk mundet të harrohet edhe mbrojtësi i skuadrës angleze, […]

Hadergjonaj i lumtur që luan për Kosovën: Kënaqësi të grumbullohesh nga vendlindja, forca Kosovë Foto: Ilustrim

Florent Hadergjonaj i cili luan në pozitën e mbrojtësit në kombëtaren e Kosovës, ai edhe njëherë u deklarua i lumtur që luan për Kosovën në urdhërat e Bernard Challandes.

Tashmë janë bërë të ditur futbollistët që do të luajnë në dy ndeshjet e tetorit, sigurisht që nuk mundet të harrohet edhe mbrojtësi i skuadrës angleze, Florent Hadergjonaj, i cili e ka quajtur kënaqësi grumbullimin me Kosovën.

“Kënaqësi të grumbullohesh nga vendlindja. Na presin dy takime të rëndësishme. Forca Kosova” – ka shkruar 25 vjeçari në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës pritet që nesër të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, ndërsa më 14 tetor pritet të takohet me Malin e Zi e cila kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.