Haaland shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Haaland shkruan historinë në Ligën e Kampionëve
Çlirim Gashi

10.03.2021 / Sport

Erling Haaland është bërë futbollisti që arrin më së shpejti 20 gola në histori të Ligës së Kampionëve.

Erling Haaland vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.

Ai i ka shënuar dy gola tjerë në Ligën e Kampionëve kundër Sevillës ku Borussia Dortmundi barazoi 2-1, por falë rezultat të përgjithshëm 5-4 u kualifikua në çerekfinale.

Me këto dy gola, Haaland arriti në kuotën e 20 finalizimeve në karrierë në Champions, pas vetëm 14 ndeshjeve, për t’u bërë futbollisti që arrin më së shpejti këtë në histori të kësaj gare.

Rekordin e mbante Harry Kane, me 20 gola pas 24 ndeshjeve, derisa tani Del Piero ka zbritur i treti, 20 gola pas 26 ndeshjeve.

Që nga debutimi në Champions në shtator të vitit 2019, Haaland është futbollisti që ka realizuar më së shumti, gjithsej 20 gola.

RAPORTO