Haaland njofton Dortmundin se dëshiron largimin në verë

30.03.2021

Talenti 20 vjeçar me origjinë nga Norvegjia, Erling Haaland po dëshiron largimin në këtë verë. Sulmuesi norvegjez ka kërkuar nga Borussia Dortmund të largohet gjatë verës së ardhshme. Me paraqitjet e tij fantastike tek Dortmundi ka bërë që shumë klube t’i kthejnë sytë nga ai. Sipas televizionit spanjoll, Deportes Cuatro, Haaland mendon kalimin në La Liga, […]

Haaland njofton Dortmundin se dëshiron largimin në verë Foto: Ilustrim

Talenti 20 vjeçar me origjinë nga Norvegjia, Erling Haaland po dëshiron largimin në këtë verë.

Sulmuesi norvegjez ka kërkuar nga Borussia Dortmund të largohet gjatë verës së ardhshme.

Me paraqitjet e tij fantastike tek Dortmundi ka bërë që shumë klube t’i kthejnë sytë nga ai.

Sipas televizionit spanjoll, Deportes Cuatro, Haaland mendon kalimin në La Liga, te Barcelona ose Real Madrid.

Në vitin 2022, Haaland-it mund t’i aktivizohet klauzola e lirimit me vlerë rreth 75 milionë euro, por klubet dëshirojnë të transferojnë lojtarin qyhsn ë verë si dhe janë të gatshëm që të paguajnë më shumë.

Sidoqoftë, norvegjezi dëshiron largimin në verë dhe për këtë vendim ka njoftuar edhe klubin gjerman duke iu bërë me dije se edhe ka shtëpi në Spanjë, që nënkupton se synon kalimin në La Liga.

Sipas ESPN dhe Bild, Dortmund dëshiron 150 – 180 milionë euro që ta lejojë Haaland të largohet.