Haaland, makinë golash falë Solskjaer: Më ka zbuluar sekretin

Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Eurosport.

Futbollisti i ri norvegjez ka zbuluar disa anë të karakterit të tij dhe të karrierës së tij si futbollist. Në veçanti, sekretin për të qenë një makinë e vërtetë golash.

Kanë qenë interesnate fjalët që ka thënë në lidhje me një ndeshje të luajtur në kohët e Molde-s, kur trajneri i tij ishte Ole Gunnar Solskjaer, trajneri aktual i Manchester United:

“E mbaj mend shumë mirë atë moment. Ishte një ndeshje kundër Brann. Para asaj sfide, unë dhe Solskjaer kemi punuar përrpara portës. Mbaj mend që më ka mësuar disa rregulla të thjeshta që i kishim parë në stërvitje në ditët para ndeshjes”, ka thënë Haaland.

“Më ka mësuar shumë të ruaj qetësinë, edhe të bëj kujdes ndaj situatave për të kuptuar ku do  të  përfundonte topi. Dhe kur ky vjen… Atëherë vjen edhe momenti për të shënuar. Solskjaer ka një meritë të madhe që m’i ka mësuar këto gjëra”.

RAPORTO