Haaland kishte pranuar ti bashkohej Manchester United

21.02.2020

Mediat angleze raportojnë se tanimë sulmuesi i Dortmudit, Erling Haaland kishte pranuar ti bashkohej klubit anglez, përpara se të përfundonte transferimin e tij tek gjiganti gjerman. Sulmuesi norvegjez thuhet se në momentin e fundit ka ndërruar mendje për shkak të mungesës së “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampionëve. 19-vjeçari tashmë ka shënuar 11 gola […]

Haaland kishte pranuar ti bashkohej Manchester United Foto: Erling Haaland, Borussia Dortmund (Jean Catuffe/Getty Images)

Mediat angleze raportojnë se tanimë sulmuesi i Dortmudit, Erling Haaland kishte pranuar ti bashkohej klubit anglez, përpara se të përfundonte transferimin e tij tek gjiganti gjerman.

Sulmuesi norvegjez thuhet se në momentin e fundit ka ndërruar mendje për shkak të mungesës së “Djajve të Kuq” në Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari tashmë ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshje për skuadrën gjermane, ku u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit.