Haaland i vendos ultimatum Dortmundit

22.03.2021

Erling Haaland ka filluar t’i shfaq pakënaqësitë e tij te skuadra e Borussia Dortmundit. Sulmuesi nuk është i kënaqur me situatën që po kalon klubi dhe ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm. Sipas asaj që raporton AS, norvegjezi i ka bërë të ditur Dortmundin se nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, do të […]

Haaland i vendos ultimatum Dortmundit Foto: MOENCHENGLADBACH, GERMANY - JANUARY 22: (BILD ZEITUNG OUT) Erling Haaland of Borussia Dortmund looks dejected during the Bundesliga match between Borussia Moenchengladbach and Borussia Dortmund at Borussia-Park on January 22, 2021 in Moenchengladbach, Germany. (Photo by Alex Gottschalk/DeFodi Images via Getty Images)

Erling Haaland ka filluar t’i shfaq pakënaqësitë e tij te skuadra e Borussia Dortmundit.

Sulmuesi nuk është i kënaqur me situatën që po kalon klubi dhe ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm.

Sipas asaj që raporton AS, norvegjezi i ka bërë të ditur Dortmundin se nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, do të largohet.

Pas dështimit në të shtunën e javës ë kaluar, kur morën barazimin, lojtari ka dhënë sinjale te agjenti i tij që t’i gjejë një klub.

Dortmundi është aktualisht në vendin e pestë, e që kualifikimi në garën më të madhe për klube në Evropë po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Haaland ka shënuar 21 gola në këtë sezon dhe së bashku me Kylian Mbappen konsiderohen si sulmuesi më të mirë aktualisht në kontinentin e vjetër.