Gundogan: Mund ta kaloj gjithë karrierën te Manchester City

15.02.2021

Ilkay Gundogan pohon se mund ta përfundojë karrierën te Manchester City, nëse diçka të tillë ia mundëson klubi. Mesfushori me origjinë turke që e përfaqëson Gjermaninë, ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolas këtë sezon. 30-vjeçari, i cili kaloi në Ligën Premier në vitin 2016 nga Borussia Dortmund, ka shënuar 13 gola […]

Gundogan: Mund ta kaloj gjithë karrierën te Manchester City Foto: Ilustrim

Ilkay Gundogan pohon se mund ta përfundojë karrierën te Manchester City, nëse diçka të tillë ia mundëson klubi.

Mesfushori me origjinë turke që e përfaqëson Gjermaninë, ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Pep Guardiolas këtë sezon.

30-vjeçari, i cili kaloi në Ligën Premier në vitin 2016 nga Borussia Dortmund, ka shënuar 13 gola në 25 paraqitje në sezonin 2020/2021 duke i ndihmuar ekipit të kryesojë në Ligën Premier.

“E them sinqerisht se e paramendoj duke ndodhur”, ka thënë Gundogan për Sky Sport Germany kur është pyetur lidhur me pensionimin te City.

“Mënyra si punojnë këtu, e them jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në të gjitha fushat tjera, është diçka që nuk e kam parë kurrë në karrierën time”.

“Mendoj se klubi është më shumë se thjesht futbolli dhe është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e kësaj familjeje”, ka shtuar mesfushori.