Guardiola tërhiqet nga gara për Messin, PSG pagë 40 milion euro në vit për ta bindur

07.08.2021

Vetëm 24 orë pas largimit shokues të Messit nga Barcelona, po qartësohen gjithnjë e më shumë gjërat mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Pep Guardiola pohoi zyrtarisht se Man. City nuk po bën asnjë pérpjekje për të nënshkruar me Messin, ish-in e tij me të cilin fitoi gjithçka te Barcelona e sipas tij, blerja e […]

Guardiola tërhiqet nga gara për Messin, PSG pagë 40 milion euro në vit për ta bindur Foto: Ilustrim

Vetëm 24 orë pas largimit shokues të Messit nga Barcelona, po qartësohen gjithnjë e më shumë gjërat mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Pep Guardiola pohoi zyrtarisht se Man. City nuk po bën asnjë pérpjekje për të nënshkruar me Messin, ish-in e tij me të cilin fitoi gjithçka te Barcelona e sipas tij, blerja e Grealish ka përmbushur objektivin e merkatos.

Ndërkohë u përfol se Chelsea po tenton të futet në garë, me Abramovich që ka dhenë “ok” për një tratativë por ky lajm nuk ka asnjë konfirmim.

PSG është i vetmi ekip dhe i vetmi opsion real për Lionel Messin, dhe dihet botërisht që Leonardo dhe Al-Khelaifi janë në bisedime të avancuara teksa janë zbuluar edhe shifrat që janë propozuar.

Kështu, siç bëhet e ditur nga “L’Equipe”, parizienët i kanë ofruar 40 milion euro në vit plus bonuset për një kontratë 2-vjeçare me tê drejtë rinovimi për një vit të tretë.

Me shifra të tilla, asnjë ekip në Europë nuk mund të rivalizohet me sheikët e PSG, dhe Messi e ka bërë zgjedhjen!