Guardiola konfirmon se Ferran Torres është rrugës për në Barcelonë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Barcelona është afër nënshkrimit të sulmuesit 21-vjeçar, Ferran Torres, por ai theksoi se marrëveshja mes dy palëve ende nuk është mbyllur. Barcelona e ngriti ofertën e saj për reprezentuesin spanjoll në 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë, një shifër afër 70 milionë eurove që […]
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Barcelona është afër nënshkrimit të sulmuesit 21-vjeçar, Ferran Torres, por ai theksoi se marrëveshja mes dy palëve ende nuk është mbyllur.
Barcelona e ngriti ofertën e saj për reprezentuesin spanjoll në 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë, një shifër afër 70 milionë eurove që kërkuan Sky Blues për të lënë Ferranin të largohej në janar.
“Nuk është bërë zyrtarisht, e di që ata janë duke negociuar, është afër, kjo është e gjitha. Kur klubi njofton [lëvizjen], është bërë,” tha Guardiola të enjten.
“Ata janë duke negociuar. Kur klubi konfirmon, gjithçka ka përfunduar, por Txiki [Begiristain] nuk më tha se u bë.
“Kur ai trokiti në derën time dhe tha se dëshiron të largohet, unë i thashë largohu.
“Unë dua lumturi te lojtarët e mi. Nëse nuk jeni të lumtur, duhet të largoheni. Ne nuk jemi një klub ku presidentët dhe drejtorët ekzekutivë thonë, jo, duhet të qëndroni.
“Lojtarët dhe klubet duhet të bien dakord, kjo është punë, por nëse lojtari dëshiron të largohet, ata shkojnë.
“Nuk është vetëm Ferrani, janë të gjithë. Nëse doni të largoheni sepse do të jeni më të lumtur në një vend tjetër, duhet të shkoni.
“Karriera për një futbollist është e shkurtër. Nëse ai dëshiron të largohet, dhe klubet kanë një marrëveshje, unë jam i lumtur për të.”