Guardiola kërkon liderin e Juventusit, bardhezinjtë refuzojnë!

Manchester City ka shfaqur goxha probleme në prapavijë këtë sezon dhe për këtë arsye, Pep Guardiola ka nisur kërkimet për mbrojtës dhe emri i parë në listë është Leonardo Bonucci.

Kështu shkruajnë mediat angleze, por me sa duket Juventus nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e mbrojtësit. “Calciomercato” raporton se bardhezinjtë janë të prerë në vendimin e tyre dhe nuk kërkojnë të nisin negociata në lidhje me Bonuccin.

Kujtojmë që mbrojtësi u largua për një sezon nga Torino, kohë kur firmosi për Milanin, por pas vetëm 1 sezoni në “San Siro”, u rikthye përsëri te Juventus.