Griezmann merr një ftesë të papritur nga Franca

Mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gonzalez, ka ftuar Antoine Griezmann që të bashkohet me të në Francë.

Alvaro është transferuar në Francë nga Villarreal me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes për 5 milionë euro në fundin e qershorit. Një e drejtë që duket se Marseille do ta ushtrojë.

30-vjeçari është në dijeni të faktit se Griezmann është vënë në shënjestër nga PSG dhe e ka ftuar yllin e Barcelona-s që të marrë në konsideratë një transferim tek OM.

“Ka shumë lojtarë që e ndjekin Marseillë. Griezmann dhe të tjerë”, ka thënë Gonzalez për Cadena SER. “Mbetet për t’u parë nëse do të vijnë këtu për  të luajtur Champions League”.

“Duhet bërë një hap i vogël…”.