Griezmann mbërrin në Barcelonë, jep një mesazh për tifozët katalunas

14.07.2019

Antoine Griezmann dje u zyrtarizua si transferimi më i ri i Barcelonës, teksa sot është prezantuar në ambientet e klubit dhe me fanellën e katalunasve. Disa javë pasi kishte njoftuar për largimin e tij nga Atletico Madridi, Antoinne Griezmann zgjodhi Barcelonën si destinacionin e tij të radhës. Sulmuesi francez tashmë ka mbërritur në Barcelonë dhe […]

Griezmann mbërrin në Barcelonë, jep një mesazh për tifozët katalunas Foto: Ilustrim

Antoine Griezmann dje u zyrtarizua si transferimi më i ri i Barcelonës, teksa sot është prezantuar në ambientet e klubit dhe me fanellën e katalunasve.

Disa javë pasi kishte njoftuar për largimin e tij nga Atletico Madridi, Antoinne Griezmann zgjodhi Barcelonën si destinacionin e tij të radhës.

Sulmuesi francez tashmë ka mbërritur në Barcelonë dhe është prezantuar me fanellën e klubit të ri. Ai gjithashtu përmes një video ka përcjellur një mesazh drejtuar tifozëve katalunas.

“Përshëndetje. Jam këtu tani. Força Barça” – ka thënë shkurtë ish sulmuesi i Real Sociedadit dhe Atletico Madridit.

Barcelona ka paguar klauzolën prej 120 milionë eurove për transferimin e 28 vjeçarit, teksa ai do të prezantohet nesër para tifozëve në stadiumin “Camp Nou”.