Granit Xhaka thyen rregullat, i tërhiqet vërejtja nga Arsenali

Arsenali ua ka tërhequr vërejtjen katër lojtarëve Granit Xhakës, David Luizit, Alexandre Lazette dhe Nicolas Pepe – pasi që këta katër i kanë thyer rregullat e vetëizolimit.

“Topçinjtë” kanë konfirmuar për “Sky Sports” se i kanë kontaktuar lojtarët, pasi dolën fotografi në rrjete sociale ku dëshmohej se ata i kanë thyer rregullat e vetizolimit të përcaktuara nga qeveria britanike shkaku i virusit Covid-19.

Sipas mediumit anglez Pepe ishte incizuar duke luajtur futboll me disa shokë në Londër, Xhaka dhe Luiz u takuan në një park në Southgate dhe Lacazette u fotografua duke folur me një pastrues veturash para shtëpisë së tij.

Problem të ngjashëm me futbollistë ka pasur edhe Tottenhami, pasi që futbollistët Serge Aurier dhe Moussa Sissoko kishin publikuar video në “Instagram” duke u stërvitur së bashku, përderisa më vonë ishin detyruar të kërkojnë falje.

RAPORTO