Granit Xhaka gati për EURO2020, paralajmëron Uellsin

12.06.2021

Edhe zyrtarisht ka filluar Kampionati Evropian “EURO2020”, ku në këtë kampionat konkurrojnë 24 kombëtare në gjashtë grupe për trofeun e çmuar. Në situata normale do duhej që ky kampionat të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që të shtyhet për këtë vit. Sot me fillim prej orës 15:00 në […]

Granit Xhaka gati për EURO2020, paralajmëron Uellsin Foto: Ilustrim

Edhe zyrtarisht ka filluar Kampionati Evropian “EURO2020”, ku në këtë kampionat konkurrojnë 24 kombëtare në gjashtë grupe për trofeun e çmuar.

Në situata normale do duhej që ky kampionat të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që të shtyhet për këtë vit.

Sot me fillim prej orës 15:00 në kuadër të këtij kampionati do të zhvillohet ndeshja Uellsi – Zvicra.

Ky duel do të luhet në stadiumin “Baku Olimpiya”.

Nga minuta e parë për Zvicrën pritet të zbresin në fushë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Ndërsa pak orë para ndeshjes, kombëtarja e Zvicrës ka dalur me një konferencë për media, ku në këtë konferencë foli Granit Xhaka.

Xhaka theksoi se janë përgatitur mirë javëve të fundit dhe se pritjet janë të mëdha në këtë turne.

“Jemi përgatitur mirë javëve të fundit. Natyrisht pritjet janë të mëdha në këtë turne, fillimisht nga ne, më pas pritjet janë edhe nga tifozët. Ne kemi treguar se mund të bëjmë shumë.

Por, ne shkojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim në fund se deri ku do të arrijmë”, tha fillimisht Xhaka.

Poashtu ai tha se ndeshja e parë është gjithmonë më e rëndësishme pasi që nesë fitohet dueli i parë, kjo kombëtareve ju jep besim dhe kurajo më të madh për ndeshjet e radhës.

“Stadiumet gjysmë të mbushura? Ne kemi shumë lojtarë me eksperiencë që kanë luajtur para shumë tifozëve, kështu që nuk përbënë diferencë nëse ka pak apo shumë tifozë në stadium, kryesorja është që ne të fitojmë ndeshjen dhe të bëjmë paraqitje të mirë”, ka shtuar kapiteni i Helvetikëve.

Po ashtu ai ka paralajmëruar Uellsin duke thënë se ne e respektojmë kundërshtarin, por nëse luajmë siç dimë ne, s’do të ketë asnjë komplikim.

“Ne e respektojmë kundërshtarin, por nëse luajmë siç dimë ne kundër Uellsit, s’do të ketë asnjë komplikim. Duhet ti respektojmë sepse kanë lojtarë shumë të mirë, lojtarë që luajnë shumica në Premierligë, shpresojmë të jetë ndeshje e mirë dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, ajo në mes të Danimarkës dhe Finlandës, si dhe Belgjika ndaj Rusisë./SuharekaOnline/