Hertha Berlin Granit Xhaka arrin marrëveshje me skuadrën e Bundesligës

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me skuadrën nga Bundesliga, Hertha Berlin.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Xhaka është pajtuar për kushtet personale dhe tashmë vetëm pritet që Arsenal të aprovojë kalimin e lojtarit, në afatin kalimtar të janarit.

‘Bild’ bën të ditur se Arsenal do ta lë të lirë lojtarin qysh në janar, nëse paguhet një shumë prej 17 deri në 25 milionë funte, raporton insporti.com

Opsion tjetër është edhe huazimi në janar, me obligim blerje në fund të sezonit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.