Gotze drejt largimit nga Dortmund, transferohet në Serie A

Mario Gotze nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Borussia Dortmundin.

Futbollisti që i solli Kupën e Botës Gjermanisë në vitin 2014, është në mesin e lojtarëve që duhet të gjejnë skuadër të re, pasi më 30 qershor i skadon ajo aktualja me Borussia Dortmund.

Me një moshë të re, 28 vjeç, Gotze me talentin e tij duket se ka ende për t’i dhuruar futbollit.

Raportohet se ish futbollisti i Bayern Munich mund të nis një aventurë në Serie A, dhe hipoteza është AC Milan.

Deri më tani, problemi i vetëm që mund të pengojë këtë transferim, është paga e madhe e futbollistit, i cili duhet të pajtohet ta përgjysmojë atë, nëse kalon te ‘Rossonerët’.