Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventus

Sirena amerikane për Gonzalo Higuain.

E ardhmja e sulmuesit të Juventusit mund të jetë përtej oqeanit pasi bashkëkombasi i tij Guillermo Barros Schelotto dëshiron ta marrë te Los Angeles Galaxy.

Në një intervistë për gazetën torineze Tuttosport, ish-trajneri i Boca Juniors ka folur për Higuain dhe mundësinë e transferimit të tij në Major League Soccer.

“ Do të ishte një ëndërr ta kishim me ne, po flasim për një nga sulmuesit më të mirë në botë. Për momentin e shoh të vështirë transferimin e tij në Amerikë, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Njoh personalisht të gjithë familjen e tij. Nuk do të jetë e lehtë, por për të ardhmen do të ishte diçka fantastike”, ka thënë Schelotto, përcjell GazetaBlic.

Mbetet të shihet se si do të jetë e ardhmja e sulmuesit argjentinas, mirëpo një gjë është e sigurtë, ai do të largohet nga Juventusi.

RAPORTO