Golden Eagle Ylli vazhdon me fitore edhe në Ligën Unike

18.01.2022

Lideri dhe kampioni e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Ylli ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse e kundërta është për skuadrën shkodrane që ka shtatë humbje dhe një fitore. Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë ishin bindshëm më të mirë, që […]

Golden Eagle Ylli vazhdon me fitore edhe në Ligën Unike Foto: Ilustrim

Lideri dhe kampioni e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Ylli ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse e kundërta është për skuadrën shkodrane që ka shtatë humbje dhe një fitore.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë ishin bindshëm më të mirë, që e fituan 32:14. Periudha e dytë ishte pak më e baraspeshuar, megjithatë u kontrollua nga vendasit që kishin epërsi deri në 19 pikë, 43:24, ndërsa pjesa e parë përfundoi 48:32.

Edhe në periodën e tretë, therandasit ishin më të mirë, për të ngritur epërsinë minutë pas minute dhe në një formë e siguruan fitoren më herët, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:43. 10 minutat e fundit ishin formalë, ku kishin mundësi të luanin lojtarë me më pak minuta në këtë edicion, kurse Ylli në fund triumfoi me rezultat 86:67.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë e shtatë asistime, ndërsa te Vllaznia më i dalluari ishte Charleston Dobbs me 20 pikë e gjashtë kërcime.