Golden Eagle Ylli u rikthehet fitoreve, mposht Dritën me rezultat të thellë

10.10.2021

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28. Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me […]

Golden Eagle Ylli u rikthehet fitoreve, mposht Dritën me rezultat të thellë Foto: Ilustrim

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28. Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49.

Kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë edhe në periodën e tretë, ku e fituan këtë pjesë 14:28, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 41:77. 10 minutat e fundit ishin vetëm formal dhe Ylli fitoi me rezultat të thellë 71:106.

Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje.