Ndeshja ishte e barabartë dhe me rivalitet të lartë përgjatë gjithë kohës. Çerekun e parë e fituan mysafirët me rezultat 23:18, ndërsa çereku i dytë përfundoi baras 25:25, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me avantazh të lehtë për Yllin. Edhe pse Prishtina u kthye në lojë në periudhën e tretë duke e fituar atë 22:19, Ylli u tregua më efikas në çerekun e fundit (21:17) për të vulosur fitoren.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte C. Withers nga Golden Eagle Ylli, i cili realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme me “double-double” prej 25 pikësh dhe 10 kërcimesh. Për mysafirët u shquajti edhe D. Bandoo me 20 pikë, si dhe L. Shoshi i cili kontribuoi me 14 pikë e 12 kërcime.

Tek skuadra e Sigal Prishtinës më të mirët në parket ishin M. Armstead me 19 pikë, B. Dawkins me 18 pikë dhe V. Golson me 15 pikë e 5 asistime, mirëpo kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen në shtëpi.

Ylli tregoi saktësi më të lartë në gjuajtjet nga loja (48.6% kundrejt 40.0% të Prishtinës) dhe dominoi në kërcime me gjithsej 46 kërcime kundrejt 41 të vendasve.