Golden Eagle Ylli siguron vendin e parë në stinorin e rregullt
Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Vendasit e nisën shumë më mirë ndeshje dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej 20 pikësh, 25:5, ndërsa çerekun e parë e fituan 29:9. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, që e fituan 23:13,…
Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Vendasit e nisën shumë më mirë ndeshje dhe qysh në fillim krijuan epërsi prej 20 pikësh, 25:5, ndërsa çerekun e parë e fituan 29:9. Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, që e fituan 23:13, duke shkuar në pushim me shifrat 52:22.
Kampionët dhe liderët nuk u ndalën as në pjesën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë hapësirën dhe triumfuan 110:49.
Ylli ka 20 fitore e gjashtë humbje, kurse gjilanasit 26 humbje nga 26 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Me këtë fitore të pritur, klubit basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka siguruar vendin e parë të stinorit të rregullt në Superligë, kjo dy xhiro para fundit të sezonit.
Ndërkaq, klubi i Dritës matematikisht i bie që është anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, kjo posa të përfundojë ky stinor.