Golden Eagle Ylli përforcohet me amerikanin Benson

06.07.2021

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli njëherit kampion i Kosovës në basketboll ka filluar të përforcojë klubin me lojtar të rinjë e energjik. Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli është përforcuar me qendran Barret Benson për sezonin e ri 2021/22. Ekipi nga Suhareka, ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me […]

Golden Eagle Ylli përforcohet me amerikanin Benson Foto: Ilustrim

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli njëherit kampion i Kosovës në basketboll ka filluar të përforcojë klubin me lojtar të rinjë e energjik.

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli është përforcuar me qendran Barret Benson për sezonin e ri 2021/22.

Ekipi nga Suhareka, ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me amerikanin Benson (208 cm), i cili është përforcimi i parë i huaj për skuadrën e trajnerit Adis Beqiragiq.

Benson ka bërë karrierë në Evropë, duke luajtur në Gjeorgji dhe Gjermani.

“Ju njoftojmë qe kemi arritur marrveshje me Barret Benson i cili luan në poziten 5, ai në të kaluaren ka qenë pjesë e disa kampionate si Gjermani dhe Gjeorgji”, thuhet në njoftimin e Golden Eagle Yllit.