Golden Eagle Ylli fiton ndeshjen ndaj Vllaznisë

24.10.2021

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë, ku kjo pjesë përfundon 19:17. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:20, për të shkuar në pushim me rezultat 42:37. Por, […]

Golden Eagle Ylli fiton ndeshjen ndaj Vllaznisë Foto: Ilustrim

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë, ku kjo pjesë përfundon 19:17.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, ku vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:20, për të shkuar në pushim me rezultat 42:37.

Por, kampionët e Ligës Unike dhe fituesit e Superkupës Mbarëkombëtare rikthehen fuqishëm në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë.

Ata shkrinë epërsinë e vendasve dhe kaluan në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:54.

Në 10 minutat e fundit, Ylli shtoi edhe më shumë epërsinë, duke e kontrolluar lojën deri në fund për të triumfuar me rezultat 67:79