Golden Eagle Ylli bën goditjen e parë, transferon amerikanin Bamforth?

28.06.2022

Dy herë fituesit e Superligës, kanë bërë një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit në basketbollin kosovar. Scott Douglas Bamford, është pjesë e Suharekasve. 32 vjeçari ka një karrierë fantastike, dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën e Adis Besiragic, duke filluar nga garat evropiane. Bamford në të kaluarën ishte pjesë e […]

Golden Eagle Ylli bën goditjen e parë, transferon amerikanin Bamforth? Foto: Ilustrim

Dy herë fituesit e Superligës, kanë bërë një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit në basketbollin kosovar.

Scott Douglas Bamford, është pjesë e Suharekasve.

32 vjeçari ka një karrierë fantastike, dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën e Adis Besiragic, duke filluar nga garat evropiane.

Bamford në të kaluarën ishte pjesë e Sevilla, Murcia, Bilbao, Dinamo Sassari, Buducnost, Mans Sarthe.

Siç mëson Gazeta Olle, nga burimet e afërta me klubin, sot mund të bëhet zyrtarizimi i transferimit të parë për edicionin 2022/23 te suharekasit.