Godet skuadra e Ligës së Parë në Kosovë, nëntë transfere për një ditë!

27.01.2020

Jemi mësuar që të shohim disa transferime brenda një dite nga një skuadër, mirëpo të bësh nëntë transferime brenda një dite është diçka e rrallë. Klubi i Drenasit ka njoftuar se kanë transferuar nëntë lojtar ku sipas tyre katër nga ta janë ish kampion. Nga lojtarët e transferuar, 8 prej tyre ishin më parë edhe […]

Godet skuadra e Ligës së Parë në Kosovë, nëntë transfere për një ditë! Foto: Ilustrim

Jemi mësuar që të shohim disa transferime brenda një dite nga një skuadër, mirëpo të bësh nëntë transferime brenda një dite është diçka e rrallë.

Klubi i Drenasit ka njoftuar se kanë transferuar nëntë lojtar ku sipas tyre katër nga ta janë ish kampion.

Nga lojtarët e transferuar, 8 prej tyre ishin më parë edhe futbollist të Feronikelit.

Këta lojtarë janë:

1. Diar Prokshi – Ish lojtar i KF Feronikeli dhe i KF Drenicës

2. Drilon Lladrovci – Ish lojtar i KF Prishtina, KF Ramiz Sadiku, KF Flamurtari, KF Feronikeli dhe KF Drenica

3. Yll Prekopuca – Ish lojtar i KF Hysi, KF Besa, KF Trepça dhe KF Vitia

4. Gentrit Hasi – Ish Portier i KF Feronikelit

5. Valmir Demiri – Ish lojtar i KF Feronikelit

6. Albion Krasniqi – Ish lojtar i KF Feronikelit

7. Migjen Bujupi – Ish lojtar i KF Feronikelit

8. Mehmet Morina – Ish lojtar i KF Feronikelit

9. Lili Rrustaj – Ish lojtar i KF Feronikelit/IndeksOnline/