Federata e Futbollit të Kosovës nesër (19 maj) do të mbajë mbledhje me klubet që janë ende në garë për Kupën e Kosovës në futboll.
Takimi do të zhvillohet ndërmjet zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe katër klubeve që janë në garë për ta fituar Kupën e Kosovës (Prishtina, Ballkani, Feronikeli dhe Drenica) do të mbahet në zyret e FFK’së, raporton GazetaBlic
Takimi parashikohet të fillohet nga ora 12:00 dhe një ndër temat e diskutimit pritet që të jetë vazhdimi i këtij kompeticioni dhe datat zyrtare se kur do të zhvillohen ndeshjet.
“GazetaBlic Sport” raporton gjithashtu se nga burime jo-zyrtare që ky takim do të mbahet për t’u diskutuar mundesitë e vazhdimit të këtij kompeticioni (DigitAlb Kupës).
Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu lidhur me mundësinë që ndeshjet gjysmëfinale të luhen me vetëm nga një duel, e jo dy siç ka qenë e paraparë.
Kujtojmë se takimet gjysmëfinaliste janë: Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli.