Dueli mes këtyre dy skuadrave që luhet në Prizren pritet të sjellë një ndeshje të ‘zjarrtë’ pasi që të dy skuadrat synojnë kualifikimin në finale.

Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 80:71. Prizrenasit synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë dallim.

Skuadra fituese do të përballet me Trepçën në finalen e madhe të kësaj gare në Kosovë.

Gjysmëfinalet e kthimit

Sonte takohen:

18:30 Bashkimi – Vëllaznimi