⚽️ Gjyqtari i tretë i Kosovës që pranohet në FIFA si kryesor

Tashmë FIFA-s iu shtua edhe një gjqytar nga Kosova i cili është i treti me radhë.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Visar Kastrati i cili u pranua në FIFA si gjyqtar kryesor.

Para tij ka hyrë edhe gjqytari i cili ka referuar në shumë ndeshje të FC Ballkanit, Genc Nuza si dhe Besfort Kasumi, po ashtu edhe Kastrati referon ndeshjet e Superligës së Kosovës, ndërsa tash do të referojë edhe ndeshjet ndërkombëtare.

Prizrenasi 33 vjeçar do të fillojë të referojë në gara ndërkombëtare nga viti 2020./IndeksOnline/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.