Gjyqtarët e ndeshjes FC Ballkani – FC Shkupi

24.08.2022

Skuadra e Ballkanit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit ditën e enjte. Ballkani do të ballafaqohet me Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, në duelin që është i vlefshëm për kualifikim në grupet e Conference League. UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë […]

Gjyqtarët e ndeshjes FC Ballkani – FC Shkupi Foto: Ilustrim

Skuadra e Ballkanit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit ditën e enjte.

Ballkani do të ballafaqohet me Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, në duelin që është i vlefshëm për kualifikim në grupet e Conference League.

UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.

Gjyqtari kryesor në këtë duel do të jetë Istvan Vad, ndërkaq asistentë do të jenë Vencel Toth e Istvan Albert.

Ndërsa, gjyqtar i katërt do të jetë Ferenc Karako.