Gjiganti gjerman kontakton Milot Rashicën, transferi mund të ndodh verës

Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica raportohet se është kontaktuar nga Borussia Dortmundi për transferimin e tij eventual në verë.

Klubi i madh gjermane ka shprehur interesim serioz për futbollistin e Kosovës, gjithnjë sipas ‘Der Spiegel’, përcjell Zëri.info.

Megjithatë, ‘Milionerët’ do të kenë konkurrencë të madhe për transferimin e 23-vjeçarit.

Kjo për shkak se ai është edhe në qendër të interesimit nga Napoli, Wolverhamptoni, West Hami, Aston Villa dhe Liverpooli.

Nga ana tjetër, agjenti i Rashicës, Altin Lala ka thënë për ‘Sport1’:

“Para krizës me koronavirus, ne ishim në kontakt me disa klube, përfshirë edhe të Bundesligës. Por, tani për tani, asgjë nuk ka konkrete”.

“Kur situata t’i kthehet normalitetit, do të ketë lëvizje. Por, tani Miloti është i koncentruar me Werder Bremenin”, tha më tej Lala.

Klauzola e lirimit të Rashicës është 38 milionë euro, por shkaku i ndikimit ekonomik të koronavirusit, vlera e tij mund të bie.

Rashica, i cili mund të luajë në të gjitha repartet e sulmit, ka bërë 24 paraqitje për Werder Bremenin këtë edicion, duke shënuar dhjetë gola dhe duke dhuruar pesë asistime.

RAPORTO