Gjiganti anglez i futet garës për transferimin e Coutinhos

Gazeta katalane Sport ka njoftuar se Manchester Unites shumë shpejtë do t’i bëjë Barcelonës një ofertë për sulmuesin brazilian, Philippe Couinho.

‘Djajtë e Kuq’ janë bërë gati që deri në fund të majit të bëjnë ofertën e parë për Barcelonën, në përpjejke për të sjellë lojtarin në ‘Old Trafford’.

Për Coutinho ka interesim të madh nga Premierliga, ku shërbimet e tij po i kërkojnë edhe Chelsea, Tottenham dhe Newcastle United.

27 vjeçari Coutinho është i huazuar te Bayern Munich, por me paraqitjet e tij nuk ka bindur bavarezët për një transferim të përhershëm.

Coutinho te Barcelona është transferuar në janar të vitit 2018, nga skuadra e Liverpoolit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.