150 milionë paund Gjigantët anglezë interesohen për Neymarin dhe Kylian Mbappen

Për dy yjet e Paris Saint-Germain, Neymarin dhe Mbappen janë duke u interesuar shumë klube nga liga të ndryshme si ato spanjolle, italiane e së fundmi të interesuar janë shprehur edhe skuadrat angleze.

Gjigantët anglezë të cilët janë të interesuar për Neymar dhe Kylian Mbappe janë: Manchester City, Chelsea si dhe Liverpool.

Sa i përket shumës për blerjen e Neymarit, të gjithë ato klubet të cilat janë të interesuar për yllin e klubit francez atëherë ai shumën e ka rreth 150 milionë paund.

Ndërsa për yllin francez, Kylian Mbappe situata është ndryshe, për blerjen e tij më së shumti përpjekje është duke bërë klubi spanjoll, Real Madrid.

Mbappe raportohet se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me PSG-në dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për klubet angleze për ta transferuar atë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.