Gjermania e fton sulmuesin kosovar, Mërgim Berisha

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, është ftuar nga Shpresat e Gjermanisë për dy ndeshjet e ardhshme.

Berisha është 22-vjeçar, por vazhdon të luajë për U-21 të Gjermanisë, pasi e kishte moshën e lejuar kur nisi cikli eliminator.

Përzgjedhësi i Gjermanisë U-21, Stefan Kuntz, të premten ka publikuar listën e lojtarëve, në të cilët llogarit në dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për “Euro 2021”.

Gjermania më 3 shtator takohet me Moldavinë, ndërsa më 8 shtator luan në udhëtim ndaj Belgjikës, shkruan AlbInfo.

Berisha është pjesë e Red Bull Salzburgut, ndërsa ka tri ndeshje me Shpresat e Gjermanisë. Ai ka treguar formë të lartë në Austri në edicionin e fundit. Ka realizuar dhjetë gola e gjashtë asistime në 30 ndeshje.

Te Gjermania ka debutuar në tetor të vitit të kaluar. Është shpresuar se ai do të vendosë për Kosovën, por Berisha ka pranuar menjëherë ftesën e Gjermanisë. Nga Salzburgu, Berisha është huazuar te LASK-u, Magdeburgu e Altachu.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.