Gazeta gjermane shkruan për Rashicën: Sulmuesi i Werderit, heroi i Kosovës

Milot Rashica tashmë është kthyer në një hero të Kosovës. ‘’Hero’’ është titulli me të cilën gazeta e njohur gjermane “Deich Stube” i është referuar sulmuesit të Kombëtarës së Kosovës.

Gazeta gjermane ka raportuar për ndeshjen e bamirësisë të zhvilluar më 15 qershor në “Fadil Vokrri” mes ekipit të Xhakës dhe atij të Rashicës.

Kjo gazetë ka shkruar për fëmijet të cilët kishin hyrë në fushë pas përfundimit të ndeshjen për të bërë foto me heronjtë e tyre, njëri ndër ta ishte edhe Milot Rashica.

Më tej, “Deich Stube” ka shkruar se sulmuesi i Weder Bremenit është rrugës për tu bërë një super yll, jo vetëm në Bundesligë, por edhe në vendin e tij të lindjes. Kjo u dëshmuapërsëri të shtunën në një ndeshje bamirësie në Prishtinë, përcjell GazetaMetro.

Gjithashtu, ata kanë cekur edhe ecurinë fantastike të Kosovës, ku tash e 14 ndeshje nuk njohin humbje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.