Garë e nxehtë për “Këpucën e Artë”, Cristiano Ronaldo favorit

01.07.2021

5 gola e një asist në “Euro 2020”, aktualisht Cristiano Ronaldo është kandidati numër një për të rrëmbyer “Këpucën e Artë”. Kampionati Evropian “Euro 2020” ka sjellur ndeshje tejet interesante si në fazën e grupeve ashtu edhe në fazën e eliminimeve. Tashmë ky kompeticion ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, ku nga nesër fillojnë të […]

Garë e nxehtë për “Këpucën e Artë”, Cristiano Ronaldo favorit Foto: Ilustrim

5 gola e një asist në “Euro 2020”, aktualisht Cristiano Ronaldo është kandidati numër një për të rrëmbyer “Këpucën e Artë”.

Kampionati Evropian “Euro 2020” ka sjellur ndeshje tejet interesante si në fazën e grupeve ashtu edhe në fazën e eliminimeve.

Tashmë ky kompeticion ka hyrë në fazën e çerekfinaleve, ku nga nesër fillojnë të zhvillohen ndeshjet, ndërsa më 11 korrik përfundon e gjithë ky kampionat.

Gjatë këtij Kampionati Evropian janë duke performuar dhe performuan shumë futbollistë të njohur në historinë e futbollit si dhe më të mirët e kontinentit.

Disa prej tyre dështuan, e disa të tjerë lanë gjurmë. E njëri prej atyre që ishte protagonist, ishte Cristiano Ronaldo, shkruan GazetaExpress.

Përkundër faktit se Kombëtarja e Portugalisë u eliminua nga Kampionati Evropian, Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar “Këpucën e Artë”.

Gjithashtu, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianëve me gjithsej 14 gola.

Këtë shifër ylli portugez e arriti në pjesëmarrjen e tij rekorde në pesë Kampionate Evropiane.

Ndërsa prapa Ronaldos, renditen tre futbollistët, Karim Benzema i Francës, Patrik Schikun i Republikës Çeke dhe Emil Forsebergu i Suedisë.