Futbollisti i Barcelonës afër transferimit te Milan

Futbollisti i Barcelonës afër transferimit te Milan
Çlirim Gashi

21.01.2021 / Sport

Junior Firpo mund të jetë goditja e radhës në merkato e kryesuesve të Milanit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Klaudio Raimondi, si lojtari ashtu edhe Barcelona duan transferimin në Milano.

Lajmi i orëve të fundit është se klubi katalanas kërkon të mbyllë këtë marrëveshje me kuqezinjtë sepse është shumë pranë akordit me futbollistin e Chelseas, Marcos Alonso. Por së pari, katalanasit duhet të shesin Firpon.

Drejtuesit e “Djallit” kërkojnë fillimisht huazimin e anësorit deri në fundin e sezonit dhe më pas mund ta blejnë kartonin e tij për shumën e 15 milionë eurove. Gjithçka pritet të qartësohet në orët në vazhdim.

RAPORTO