Futbollisti i Ballkanit “i vërshuar” nga ofertat

Arbër Potoku ishte ndër futbollistët më të mirë të Ballkanit në edicionin e sivjetmë, jo vetëm në fazën defansive, por që ka ndihmuar skuadrën edhe me gola e asistime, duke shpërthyer nga krahët.

Natyrisht që interesimi për të është shumë i madh nga skuadra të njohura vendore, të cilat dëshirojnë ta përforcojnë repartin e mbrojtjes me një lojtar të kompletuar si Potoku, transmeton RTK.

Por, për mitrovicasin janë interesuar edhe ekipe të tjera me nam në rajon, mëson Sheshi.

Potoku është pjesë e Ballkanit që dy vite, dhe kontrata me suharekasit i skadon këtë muaj. Në të kaluarën ai ka fituar titullin kampion me Trepçën ‘89, para se të transferohej të Ballkani.

25-vjecari ka luajtur edhe me Feronikelin në Ligën e Kampionëve. Me një CV kaq të pasur, sigurisht se çdo skuadër do të dëshironte ta pasuronte organikën e vet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.