Futbollistët me vlerën më të madhe në Superligë, ja sa kushton ylli i Ballkanit
Superliga e Kosovës në vitet e fundit ka nxjerrë shumë talentë të mëdhenj që po kërkohen nga klubet evropiane. Sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiu është njëri nga lojtarët më të spikatur këtë sezon. Por, ai nuk është lojtari me vlerën më të madhe në Superligë. Po ashtu as Kastriot Rexha nuk është më i vlefshmi. […]
Superliga e Kosovës në vitet e fundit ka nxjerrë shumë talentë të mëdhenj që po kërkohen nga klubet evropiane.
Sulmuesi i Ballkanit, Blend Baftiu është njëri nga lojtarët më të spikatur këtë sezon. Por, ai nuk është lojtari me vlerën më të madhe në Superligë. Po ashtu as Kastriot Rexha nuk është më i vlefshmi.
Sipas ‘transfermarkt’, vlera e sulmuesit të Ballkanit, Blend Baftiu është 200 mijë euro.
Sipas ‘transfermarkt’, qendër-mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi është lojtari më i vlefshëm në Superligë.
Vlera e tij në këtë ueb sajt është 400 mijë euro. Në përditësimin e fundit, atij i është rritur vlera për 50 mijë euro.
Pas tij, lojtarët më të vlefshëm në Superligë të Kosovës janë portier i Prishtinës, Visar Bekaj dhe qendër-sulmuesi i Gjilanit, Tomislav Busic. Te dy vlejnë nga 275 mijë euro.
Vlera e Kastriot Rexhës, futbollistit më të mirë në Kosovë për vitin 2019, vlerësohet 175 mijë euro.