Futbollistët e Werder Bremen testohen për Covid-19, publikohen rezultatet

Lajme të mira vijnë për Werder Bremen.

Futbollistët e Werder Bremen mund të marrin lirshëm frymë, pasi të gjitha testet e kryera ditën e enjte për koronavirus, kanë dalë negative.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Werder Bremen, në faqen zyrtare të tyre, ku cekin se një test tjetër do të bëhet ditën e diel, përcjell lajmi.net.

Së fundi, tre lojtarë të Koln janë testuar pozitiv në koronavirus, por që emrat nuk janë bërë të ditur.

Bundesliga këto ditë po bën planet për vazhdimin e sezonit, me klubet që janë kthyer në stërvitje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.