Fundjavë e “nxehtë” në futbollin kosovar, FC Ballkani përballet me Dukagjinin

28.04.2023

Ndeshja kryesore pritet të luhet në Klinë, ku do të përballën Dukagjini e lideri i tabelës, FC Ballkani. Në stadiumin “18 qershori”, Ballkani do të udhëtojë pas fitores së thellë 7-2 ndaj Trepçës ’89, ndërsa Dukagjini luan këtë ndeshje pas barazimit 1-1 me Llapin. Ballkani ka synim titullin e kampionit për sezonin e dyte radhazi, […]

Fundjavë e “nxehtë” në futbollin kosovar, FC Ballkani përballet me Dukagjinin Foto: Ilustrim

Ndeshja kryesore pritet të luhet në Klinë, ku do të përballën Dukagjini e lideri i tabelës, FC Ballkani.

Në stadiumin “18 qershori”, Ballkani do të udhëtojë pas fitores së thellë 7-2 ndaj Trepçës ’89, ndërsa Dukagjini luan këtë ndeshje pas barazimit 1-1 me Llapin.

Ballkani ka synim titullin e kampionit për sezonin e dyte radhazi, gjersa Dukagjini po lufton për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

Ndeshja luhet ditën e diel dhe fillon nga ora 15:00.

Ndërkohë, në Gjilan, Drita do të jetë nikoqire e Ferizajt.

Pas ardhjes së trajnerit të ri, Drita luan për herë të parë nën urdhërat e tij, teksa në këtë ndeshje hyn pas fitores minimale në derbi ndaj Prishtinës.

Ferizaj paraqitet në këtë sfidë pas humbjes si vendas nga Malisheva me rezultat 2-1.

Ky takim zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan të shtunën dhe fillon nga ora 15:00.

Kjo xhiro e vë përballë skuadrën e Prishtinës me atë të Llapit, në ndeshjen që luhet në “Fadil Vokrri” të dielën.

Prishtina, e drejtuar nga Debatik Curri kërkon që t’I rikthehet fitoreve në luftë për vendin e tretë, gjersa do të sfidohet nga skuadra e Llapit, e cila po ashtu ka qëllim këtë pozitë.

Ky duel zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë do të jetë nikoqir I ndeshjes Trepça ’89 – Gjilani.

Gjilani udhëton në këtë takim pas fitores minimale ndaj Drenicës javën e kaluar, teksa ’89-shi pas asaj humbje të thellë, e pësuar nga Ballkani.

Kjo sfidë zhvillohet të dielën e 30 prillit, me orar të njejtë, nga ora 15:00.

Pas fitores xhiron e kaluar ndaj rivalit kryesor për mbetjë në ligë, Malisheva këtë herë luan si mysafir I Drenicës, skuadër e cila mbetet e fundit në tabelë.

Kjo ndeshje luhet të shtunën e fillon në 15:00.

Tabelës së klasifikimit në elitën e futbollit kosovar I prin skuadra e Ballkanit me 61 pikë, një më shumë se Drita në vendin e dytë, gjersa në vendin e tretë është Gjilani me 46 pikë.

Zonën e barazhit e ka zënë Trepça ’89, ndërsa të rrezikuara për të rënë nga liga janë skuadra e Ferizajt dhe Drenica.