Tifozët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al.

Në njoftimin e saj, FSHF shpjegon hap pas hapi procedurën e aplikimit:

  • Në ebileta.al, zgjidhni eventin e krijuar për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
  • Zgjidhni sektorin e dëshiruar dhe numrin e biletave (maksimumi 4).
  • Hyni në platformë (log in) me profilin tuaj ekzistues në ebileta.al, ose krijoni një profil të ri nëse nuk keni.
  • Konfirmoni të dhënat e profilit tuaj.
  • Vendosni emrat për secilën biletë dhe klikoni “Booking confirm”.

FSHF inkurajon të gjithë tifozët të ndjekin procedurën e përcaktuar për të siguruar aplikimin e tyre për biletat e këtij takimi emocionues.