[FOTO] FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj KF Dukagjinit

19.10.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku këto takime janë paraparë të luhen sot (e martë, 19 tetor) dhe nesër (e mërkurë, 20 tetor). Nesër do të zhvillohet ndeshja kryesore e kësaj jave, ku Dukagjini e pret Ballkanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku ky takim i së mërkurës […]

[FOTO] FC Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj KF Dukagjinit Foto: Ilustrim

Në kuadër të kësaj xhiroje, do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku këto takime janë paraparë të luhen sot (e martë, 19 tetor) dhe nesër (e mërkurë, 20 tetor).

Nesër do të zhvillohet ndeshja kryesore e kësaj jave, ku Dukagjini e pret Ballkanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku ky takim i së mërkurës zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Ndeshjen Dukagjini – Ballkani pritet ta drejtojë treshja: Mervan Bejtullahu, Faton Jakupi dhe Zgjim Brahimi, ndërsa gjqytar i katërt do të jetë Lirim Jashari.

Në sistemin VAR do të jetë Dardan Çaka, AVAR: Arben Halilaj, Operator: Albert Vokshi, Vëzhgues i gjyqtarëve: Hajriz Hajdari dhe Delegat: Liridon Poroshtica.

Ndërkaq, FC Ballkani në drejtim të trajnerit Bekim Isufi kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje.

Kështu ka bërë të ditur vet klubi suharekas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Të dashur tifozë, ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes me KF Dukagjinin e cila do të zhvillohet nesër. Na priftë e mbara Suharekë”, ka shkruar Ballkani.