Formacioni i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve, mungojnë Messi dhe Ronaldo

21.10.2021

Në këtë sezon, klubi futbollistik katalunas, Barcelona ka arritur të siguroj fitoren e parë, njëashtu këtë e ka arritur dje edhe Interi që ka mposhtur Sheriff Tiraspolin. Ndeshje tejet interesante e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve ishte edhe ajo ndërmjet Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig, ku lojtarin argjentinas, Lionel Messi ka shkëlqyer me […]

Formacioni i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve, mungojnë Messi dhe Ronaldo Foto: Ilustrim

Në këtë sezon, klubi futbollistik katalunas, Barcelona ka arritur të siguroj fitoren e parë, njëashtu këtë e ka arritur dje edhe Interi që ka mposhtur Sheriff Tiraspolin.

Ndeshje tejet interesante e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve ishte edhe ajo ndërmjet Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig, ku lojtarin argjentinas, Lionel Messi ka shkëlqyer me debutimin e tij pasiqë arriti të shënojë edhe dy gola, ndërkaq Cristiano Ronaldo arriti ta ndihmojë Manchester Unitedin për ta mposhtur Atalantën me rezultat 3-2, ku portugezi shënoi një gol në minutat e fundit.

Ndonëse këta dy lojtarë shënuan gola për të ndihmuar klubet e tyre për t’i fituar ndeshjet, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk kanë gjetur vend në formacionin e javës nga Liga e Kampionëve.

Ndërkaq, në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve bënë pjesë porteri i Lille, Grbic, ndërsa në pjesën e mbrojtjes janë përfshirë lojtarët si Cederic Coates, Gerard Pique, Danny Blind dhe Jordi Alba.

Mesfusha përbëhet nga Jorginho i klubit anglez, Chelseat dhe lojtari i RB Salzburg-it, Kafor, kurse në fazën ofensive janë përfshirë lojtarët si Mohamed Salah, Riyad Mahrez, Leroy Sane dhe Vinicius Junior.