Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Giresse me disa ndryshime

16.06.2023

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion ndeshjen ndaj Rumanisë, për dallim nga dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës. Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Dardanët do […]

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Giresse me disa ndryshime

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion ndeshjen ndaj Rumanisë, për dallim nga dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Dardanët do ta presin ekipin përfaqësues rumun në Prishtinë, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Për këto ndeshje, trajneri Giresse ka kryer të gjitha përgatitjet dhe tashmë ka të qartë formacionin “anti-Rumani”.

Telegrafi mëson se Giresse pritet t’i bëjë disa ndryshime të vogla në formacion, edhe pse rreshtimi nuk pritet të ndryshojë.

Trajneri francez pritet të mbes te rreshtimi i preferuar “4-3-3”, me Florent Muslijën që pritet të jetë më i avancuar në mesfushë.

Në portë, Arijanet Muric është i padiskutueshëm, ndërsa Mërgim Vojvoda kthehet në të djathtë ashtu sikurse edhe Fidan Aliti në qendër, pasi është favorit para Mirlind Kryeziut, shkruan Telegrafi.

LEXO EDHE:  Milanoviç: Të gjithë anëtarët e BE-së duhet ta njohin Kosovën

Kapiteni Amir Rrahmani do ta ketë vendin e vet përkrah Alitit, ndërsa Leart Paqarada do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Edhe në mesfushë pritet të ketë disa ndryshime, me Ibrahim Dresevic dhe Hekuran Kryeziun që kthehen në formacionin titullar, ndërsa para tyre do të luajë Muslija.

Në sulm do të vazhdoj dyshja e përhershme Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, ndërsa së bashku me ta do të jetë edhe Ermal Krasniqi.

Krasniqi shihet si favorit para Jetmir Topallit, pasi i njeh mirë rumunët shkaku që luan me Clujin dhe mungesa e Edon Zhegrovës të lënduar, pritet t’i japë malishevasit një fanellë titullari.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Dresevic, H.Kryeziu; Muslija; Krasniqi, Muriqi, Rashica;

Etiketat