Sot Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare ndaj Republikës Çeke, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Kombëtarja e Kosovës sonte mund të shfaqet me një formacion më ndryshe se nga të tjerat ndaj Çekisë, pasi që sot do të mungojë sulmuesi Vedat Muriqi.

Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes pritet që të hedhë në fushë formacionin më të mirë, pas mungesave të shumta që ka.

Në vend të Muriqit pritet të luajë Milot Rashica i mbështetur nga Zhegrova dhe Hadergjonaj në krahë dhe Celina mbrapa.

Ndërsa në mesin e fushës pritet që të jetë i pozicionuar, Voca me Berishën.

Ndërkaq në mbrotje pritet të përbëhet si gjithmonë nga kapiteni i shkëlqyeshëm, Amir Rrahmani si dhe Fidan Aliti në qendër dhe dy anësorët, Kololli dhe Vojvoda.

Më poshtë formacioni i mundshëm i Kosovës.

Portier: Muric
Mbrojtje: Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kololli
Mesfushë: Voca, Berisha, Hadergjonaj, Celina, Zhegrova
Sulm: Rashica.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës do ta luan ndeshjen ndaj Republikës Çeke sonte në orën 20:45 në Plzen.