Formacionet zyrtare, Kosova – Gambia: Mirlind Daku startues

11.06.2021

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot ndaj Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë. Për Dardanët kjo ndeshje është miqësorja e katërt me radhë. Djelmoshat e Kosovës në drejtim të trajnerit Bernard Challandes në miqësoren ndaj Gambisë vijnë me dy fitore e një humbje. Në ndeshjen e parë miqësore e cila […]

Formacionet zyrtare, Kosova – Gambia: Mirlind Daku startues Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot ndaj Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë.

Për Dardanët kjo ndeshje është miqësorja e katërt me radhë.

Djelmoshat e Kosovës në drejtim të trajnerit Bernard Challandes në miqësoren ndaj Gambisë vijnë me dy fitore e një humbje.

Në ndeshjen e parë miqësore e cila u zhvillua në Prishtinë, Kosova shënoi fitore me rezultat 4-1 ndaj San Marinos, ndërsa ndeshja e dytë u zhvillua në Austri, këtë herë ndaj Maltës, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 2-1 dhe në miqësoren e tretë ndaj Guinesë e cila u zhvillua në Turqi, Kosova shënoi humbje me rezultat 1-2.

Dardanët do të dalin në fushën e ‘Arslan Zeki Demirci Spor’ me fillim nga ora 19:00.

Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë me shumicën e futbollistëve që luajnë në Evropë.

Në portë do të jetë Betim Halimi, e që për këtë është debutim me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Ndërsa në mbrojtje do të jenë Armend Thaqi, David Domgjoni, Lavdim Hajrullahu si dhe Destan Bajselmani.

Gjithashtu në mesfushë do të jenë Florian Loshaj, Donat Rrudhani si dhe Eroll Zejnullahu.

Kurse sulmi do të përbëhet nga Mirlind Daku, Jetmir Topalli dhe Liridon Balaj.

Kosova: Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahu, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli, Daku.