Drita dhe Suhareka janë gati për të sfiduar njëra-tjetrën në një ndeshje të rëndësishme që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Dritës, i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani, synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase për të siguruar tri pikët e plota dhe për të rritur distancën në krye të tabelës nga ndjekësi i tyre më i afërt, Ballkani.

Nga ana tjetër, Suhareka, nën drejtimin e trajnerit Qëndrim Kida, vjen në këtë përballje pas një humbjeje të hidhur dhe do të jetë e kënaqur edhe me një barazim, në përpjekje për të marrë pikë nga kjo udhëtim i vështirë.

Të dy trajnerët kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet e tyre më të forta, duke bërë të qartë rëndësinë e kësaj ndeshjeje për secilin ekip.

Formacionet zyrtare:

  • Drita: Maloku; B.Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji; Broja, Dabiqaj; Ajzeraj, Zulfiji, Tusha; Ibrahim;
  • Suhareka: Ozdogan; Nukic, Kodra, Memolla, Stijepovic; Susuri, Ajvazi; Maliqi, Krasniqi, Maliqi; Fetahaj;